Apple ka me i prezentue 3 versione të iPhone 8 dhe risinë ma të madhe ndonjiherë

Apple pritet me i lansue tre versione të iPhone 8 vitin e ardhshëm, tue përfshi nji telefon të ri 5 inç. Kompania pritet me prezentue ridizajnimin ma radikal të iPhone për 10 vjetorin e tij më 2017.

Simbas Nikkei, Apple ka me lansue nji model premium me ekran të lakuem në skaje së bashku me dy modele që kanë ekrane standarde LCD.

Gjithashtu, Apple pritet me përfshi mbushjen përmes Wireless’it dhe disa veçori të reja biometrike.