Apple ka me mundësue që me kontrollue kerrin tuej prej iPhone me Apple Car

Apple ka kërkue nji patentë mjaft interesante në Agjencinë e Patentave të Shteteve të Bashkueme të Amerikës. Patenta ka për synim produktin mjaft të përfolun deri tash, i cili asht Apple Car. Inxhinierat e kompanisë kanë arritë me projektue nji teknologji, e cila integrohet në kerr dhe ka me i japë mundësi përdoruesit të saj me kontrollue disa funksione të vetë kerrit.

Në patentën e kërkueme shpjegohet gjithashtu, edhe mënyra e funksionimit të kësaj teknologjie. Kerri ka me i përpunue të gjithë informacionet që vijnë nga nji iDevice. Nga kjo e fundit, përdoruesi mundet me kontrollue ndezjen dhe shkymjen e motorrit si dhe shumë funksione të tjera.

Komunikimi ka me u ba tue aksesue sistemin e instaluem në kerr napërmjet nji fjalëkalimi, i cili ka me u përcaktue në instalimin e parë të programit. Mandej, iDevice i parë i rregjistruem mundet me shtue nji ose ma shumë iDevice të tjera në listë e iDevice’eve që munden me marrë kontrollin e kerrit.