Apple merr licencën për me i bllokue kamerat gjatë koncerteve

Apple ka fitue licencën për përdorimin e nji teknologjie, e cila ndalon kamerat me filmue gjatë nji koncerti.

Licenca  përshkruen nji aparat telefonik, i cili merr sinjale të kodueme më anë të infrave të kuqe, të cilat janë të pranishme në vendet publike. 

Gjatë organizimeve të tilla, në ekranin e telefonit tuej shfaqet nji informacion, i cili ban me dije se duhet me ndalue filmimin.

Nji gazetar i teknologjisë, tha se kjo teknologji mundet me i pengue konsumatorët.

“Kjo mundet me damtue Apple’n në sytë e disa njerëzve,” tha Stuart Miles, themelues i Pocket Lint.