Apple merr nji vendim për aplikacionet e moçme dhe të pabame ‘Update’

Apple ka lajmërue se ka me pasë disa ndryshime të reja përsa i përket App Store. Në qoftë se nji aplikacion nuk punon ose asht i pa përditësuem, atëherë ai ka me u fshi nga lista e programeve që Apple ofron për iPhone dhe iPad.

“Na po zbatojmë nji proces për vlerësimin e programeve, ku ata që nuk funksionojnë ma, nuk ndjekin udhëzimet aktuale ose janë të papërditësueme, kane me u heqë nga App Store,” shkruen Apple. App Store numëron 130 miliardë shkarkime gjithsej që në vitin 2008, kur u lansue për herë të parë dhe përmban aktualisht miliona aplikacione.

Por, shumica e tyne nuk punojnë ose nuk janë shkarkue asnjiherë. Disa të tjerë janë ndërtue për versione të maparshme të iOS dhe nuk janë përditësue. Prandaj, edhe Apple ka vendosë të mbajë vetëm ato programe që janë funksionalë.

Fshimja e tyne ka me fillue që me 7 Shtator dhe tue fillue që atëherë, emni i aplikacioneve që kërkohen në App Store nuk mundet me qenë ma i madh se 50 karaktere.