Apple Mirror, telefoni që ka me ju lanë pa mend (video)

Në plan të parë, pasqyra doket si gjithë të tjerat që janë të vendosuna në nji dhomë. Por kjo asht “Pasqyra e mençun”, ose ma mirë nju iPhone gjigant, në të cilin sheh edhe veten. Me të munden me u dërgue mesazhe, të kqyren videot e Netflix, dhe shumë gjana të tjera që bahen normalisht me nji smartphone.

Pasqyra Apple asht dizajnue nga Rafael Dymek, nji shpikës në New York, megjithatë nuk dihet nëse ai ka plan me shitë shpikjen e tij.

Smartphone gjigant përdor sistemin e iOS 10 të Apple, dhe ka pamjen e ngjashme të nji iPhone.