Apple ndryshon politikë, s’ka ma iPhone çdo dy vjet!

Jemi mësue me pa prezentimin e nji modeli të ri iPhone çdo dy vjet, me lëshimin e nji versioni S midis nji modeli dhe tjetrit, çdo dy vjet, nji cikël që asht ruejtë deri tash. Por, simbas nji raporti të fundit të gazetës japoneze Nikkei, gjanat munden me ndryshue tuee i lanë vendin nji cikli të ri trevjeçar.

Motivi i kësaj zgjedhje i duhet ngadalësimit të tregut, por sidomos mungesës së hapsinës për përmirësime funksionale të pajisjes, ku përveç fuqizimit në nivel hardware, nuk ka shumë hapsinë për gjana tjera inovative.