Apple prezenton iOS 10: revolucioni që kemi pritë!

Apple ka prezentue ma në fund iOS 10, sistemin e ri operativ mobile për iPhone, iPad dhe iPod touch që pasunohet me disa funksione të reja me të vërtetë interesante dhe që nuk kanë tradhëtue pritshmënitë e fansave. iOS 10 përfshin plot risi të randësishme.

Asht ba revolucion krejtësisht i Lockscreen me nji sistem të ri njoftimesh që përfshijnë edhe mundësinë e përdorimit të 3D Touch. Për shembull, tue përdorë 3D Touch në njoftimin e nji mesazhi mundemi me u përgjigjë direkt nga lockscreen tue përdorë nji ndërfaqe grafike të rinovueme. Vjen edhe mundësia për me i fshi tana njoftimet me nji prekje.

Në iOS 10 asht përmirësue edhe tastiera: tash Siri ka me na sugjerue në mënyrë ma inteligjente disa përgjigje, dka me plotësue automatikisht edhe tekstin që mungon, ka me programue në mënyrë inteligjente tana angazhimet tueja,ka me i mbështet disa gjuhë pa ndryshue tastierë.

Këto janë disa nga shumë risitë që ka sjellë iOS 10.

iphone ios 10