Apple pritet me rregullue njanin prej problemeve kryesore të iPhone

Apple raportohet se ka vendosë me rregullue njanin prej problemeve kryesore të iPhone’it, për të cilin vazhdimisht ankohen përdoruesit.

Versioni bazik i modelit iPhone 7, i cili asht përfolë shumë kohët e fundit, pritet me ardhë me memorie të mbrendshme prej 32GB, simbas Wall Street Journal.

Apple ka me ndryshue modelin e saj bazë të iPhone, për nji version 32GB dhe doket se kjo ka me ba atë nji paketë tërheqëse për ata që deri tash kanë refuzue idenë e çmimit për modelin bazë (dhe në vend iPhone zgjedhnin nji telefon Android), për shkak të memories së kufizueme të iPhone.