Apple sjell iPad Pro me ekran 9.7 inch

Apple prezentoi iPad’in ma të ri bashke me iPhone SE.

Ai quhet iPad Pro, edhe pse ka të njajten madhësi të ekranit si iPad Air 2.

iPad Pro ka ekran 9.7 inch, me rezolucion 2048 x 2732 piksell.

Veçoritë kryesore të iPad Pro janë lapsi digjital Apple Pencil dhe tastiera inteligjente. Versioni i ri i iPad ka katër altoparlantë dhe çipin A9X. Ekrani përmban disa sensorë të ri për ambientin. Kamera e mbrapme e iPad Pro asht 12 megapiksell, ndërsa kamera ballore asht 5 megapiksell me bllicin Retina.

iPAD ofrohet në katër ngjyra, gri, argjendi, ari dhe rozë. Çmimi i tij nis prej 599 dollarë për modelin me 32 GB, 749 dollarë për versionin 128GB.

Tana këto modele ofrojnë vetëm rrjetin Wi-Fi.