Kjo asht risia e fundit e Apple!

apple

Apple ka lansue shfletuesin e saj të ri Safari Technology Preview për zhvilluesit, tue u dhanë atyne mundësinë për me testu “teknologjinë e ardhshme web”, si efektet vizuale dhe pamjet e reja, para se ato të leshohen për të gjithë.

Safari Technology Preview asht në dispozicion për shkarkim qysh tash (ajo kërkon versionin e fundit të El Capitan në desktop), dhe vjen me disa avantazhe mbi WebKit Nightly, tue perfshi mbështetjen për iCloud, përditësime çdo dy javë në App Store, dhe vërtetue/nënshkrue nga Apple.

Në mesin e gjanave që zhvilluesit kane me pase akses, janë ndryshimet fillestare në WebKit, HTML, CSS dhe JavaScript, versionet ma të reja të Responsive Design Mode, Web Inspector, dhe akses te Bug Reporter për me njoftue Apple lidhun me çdo problem që haset (mund të përdoret për me paraqitë edhe kerkesa, gjithashtu).