Apple vjen në vitin 2017 me 3 iPad të ri

Apple raportohet se asht tue planifikue me nxjerrë në shitje në vitin 2017 nji iPad Pro të ri me madhësi ekrani 26.5 cm.

Lajmi vjen nga analisti i kompanisë, Ming-Chi Kuo, i cili gjithashtu shton se ndryshimiet ‘revolucionare’ që ka me sjellë iPad i ri ishin mendue me ardhë në 2018.

“Na presim tre iPad të ri që kanë me u lëshue në fillim të vitit 2017 : 12.9 iPad Pro 2 me madhësi 10.5 inch,  iPad Pro & low-cost 9.7 iPad. Mendohet se ata kanë me pasë nji ekran AMOLED dhe nji procesor A10X”, shkruen Kuo për linjën e iPad 2017.