Apple Watch 2 vjen frik me shumë risi

applewatch2

Simbas analistit Brian White i Drexel Hamilton, Apple mund të prezentojë nji version tanësisht të riorganizuem të Apple Watch në Qershor.

Ndërkohë që raportimet e maparshme na sugjeronin nji prezantim në Shtator 2016,

MacRumors raportoi se White vizitoi nji seri kompanish furnitore te Apple dhe ndigjoi zana që Apple mund të merrte pak kohë në WWDC (Worldwide Developers Conference) për të shfaq pajisjen e saj të gjeneratës tjetër.

Nga pikëpamja e pozicionimit të produktit, kjo nuk asht tanësisht jashtë sferës së të kuptuemit.
Ndërkohë që shitjet e Apple Watch kanë qenë mjaft të mira, pajisja e re që vishet e Apple nuk asht ndonji goditje e madhe që shumë në Wall Street mezi po e presin, të paktën akoma jo.

Nëse do të ishte kështu, asht e kuptueshme që Apple mund të donte gjithë vemendjen e ngjarjes së Shtatorit ekskluzivisht për iPhone 7.

Për sa i përket se çfarë presim të shikojmë nga Apple Watch i gjeneratës tjetër, White thotë që veshja e jashtme do të jetë 20-40% ma e hollë se origjinalja.

Ndërkohë që nji kornizë 40% ma e hollë duket si nji hap goxha i madh, ky nuk asht raportimi i parë që kemi ndigjue që po punohet për nji projektim ma të hollë të Apple Watch 2.

Të tjera thashetheme mbi tiparet e orës përfshijnë nji jetëgjatësi të baterisë shumë të përmirësueme së bashku me përfshimjen e GPS dhe nji kamerë FaceTime.