Arma e komunizmit

Mikhail Kalashnikov në vitin 1946 dizajnoi armën ma famëkeqe, AK47. Shkencëtarit rus ju kërkue me krijue nji armë të re për me i zavendësue armët jo shumë efikase të ushtrisë së kuqe dhe shpikësi, në fakt mori shumë nga elementet e nji arme të nazistëve e quejtun MP 44.

Prej 1946, në tanë botën u shpërndanë 100 milionë kallashnikovë dhe armë të së njajtës familje. Kjo armë, e lehtë në përdorim dhe me kosto të ulët asht mjeti ma i përdorun në luftat civile, në konfliktet e ndryshme në tanë botën, veçanërisht në vendet e botës së tretë. Ajo asht arma e preferueme e terroristëve.

Çdo vend i Lindjes dhe bllokut komunist prodhoi nji variant të tijin. Shqipnia komuniste sapo hyni në traktatin e Varsavas u pajis me këtë armë dhe në vitet 60 dhe 70 u ndërtuen edhe dy fabrika, nji në Gramsh dhe tjetra në Poliçan, të cilat prodhuen kallashnikovin shqiptar dhe armatimet për të.