Arma ma e fuqishme e historisë: Qysh funksionon çanta e zezë e Presidentit të SHBA’ve që mundet me shkaktue fundin e botës?

Çanta nukleare që ndjek gjithmonë Presidentin e Shteteve të Bashkueme të Amerikës asht arma ma e fuqishme e tana kohnave. Qe çka përmban ajo dhe qysh mundet me shkaktue fundin e botës.

Quhet Nuclear Football dhe asht çanta ma e rrezikshme në botë. Ky në foto asht nji versioni i disa vjeteve ma parë i ekspozuem në Smithsonian National Museum of American History.

Në ditët e ardhshme, Donald Trump ka me nisë nji proces tranzicioni që ka me përfundue me 20 Kallnor të vitit të ardhshëm tue hy zyrtarisht në Shtëpinë e Bardhë.

Ndër fazat ma të randësishme dhe delikate të këtij tranzicioni janë edhe mbledhjet me përgjegjësit ushtarakë, të inteligjencës dhe të shërbimeve sekrete që kanë me i shpjegue presidentit të sapozgjedhun se cilat janë fuqitë që po merr në duert e tij.

Sekretet e sekreteve

Përmbajtjen e këtyne takimeve, sigurisht që mundemi vetëm me imagjinue. Por, nga aq pak sa asht kallxue i ngjan nji drame filmi: Trumpka me zbulue se cilat janë operacionet e mshefta që qeveria amerikane po i çon përpara, ku dhe qysh janë përdorë dronet, cilat instrumente përdor National Security Agency (NSA) për me përgjue çdo lloj komunikimi në botë, cilat janë betejat elektronike në zhvillim kundër armiqve të SHBA’ve në infrastrukturën informatike.

Nëse kishte me dëshirue, Tramp mundet me i njoft emnat e dheta agjentëve të paguem nga CIA jashtë territorit amerikan, si dhe teknikat e përgjimit.

Ai ka me i mësue operacionet e mshefta të CIA’s për me ndryshue rrjedhshmëninë e ngjarjeve jashtë vendit, pa qenë nevoja që dora e Shteteve të Bashkueme të Amerikës me qenë e dokshme.

Për momentin ka dheta operacione të tilla, disa prej tyne lejojnë zhvillimin e operacioneve antiterrorizëm – edhe me viktima – në disa vende të ndryshme.

Mandej janë çashtjet administrative: Presidenti ka me u informue për grupet e disidentëve jashtë të mbështetun nga qeveria amerikane dhe që luftojnë kundër diktatorëve dhe terroristëve.

Çanta

Mbledhja e fundit, ajo ma e randësishmja, për sigurinë e vendit dhe tanë botës, i përket arsenalit nuklear të Shteteve të Bashkueme dhe planeve relativë për ndonji luftë të mundshme atomike.

Në fakt, vetëm Presidenti asht i autorizuem në urdhnimin e përdorimit të armëve nukleare. Konsensusi vjen mbas aktivizimit të kodeve speciale dhe simbas rregullave të çantës së quejtun Nuclear Football.

Bahet fjalë për çantën e famshme me likurë të zezë që e ndjek presidentin në çdo lëvizje dhe që ruhet nga nji ekip me 5 anëtarë që vijnë nga njësi të ndryshme të ushtrisë amerikane.

Çanta nukleare transportohet nga nji zyrtar që e njeh në perfeksion procedurën që duhet ndjekë në rast të nji sulmi atomik.

rtsefbx-570

Çanta (në të djathtë) asht në përdorim që në kohët e Dwight D. Eisenhower (President nga 1953 deri në 1961), por vetëm nga kriza e raketave më Kubën (1962), nën presidencën e John F. Kennedy, e ndjek Presidentin kudo.

Butoni i kuq? Mos të bajmë hajgare

Përmbajtja e çantës u ba e njohun në vitin 1980 nga Bill Guley, në atë kohë drejtor i zyrës ushtarake të Shtëpisë së Bardhë.

Nëse mendoni se mbrenda saj ka nji buton të kuq për me i nisë raketat bërthamore, po gaboheni randë.

Çanta mban kryesisht…letra.

Dokumenti ma i randësishëm asht Black Book, nji manual i vërtetë i luftës atomike me 75 faqe, me përshkrimin e çdo objektivi të mundshëm, të vlerave strategjike simbas skenarëve të ndryshëm dhe viktimat që nji sulm eventual mundet me shkaktue. Në shumicën e rasteve, miliona njerëz.

Dy fasiklla të tjerë i përmbajnë nji listë me vendet e sigurta ku mundet me u transferue Presidenti në rastin e nji sulmi bërthamor dhe procedurat radiotelevizive të emergjencës për me folë me Kombin.

Çanta kushton 20 kg (ka nji bazë alumini) dhe transportohet nga ushtarakë që kanë nji trajnim special për me ndihmue Presidentin për me dhanë urdhnimin e lshimit të raketave.

Përmban edhe nji telefon që përdoret kur Presidenti ndodhet në udhëtim: ndihmon për me u vnue në kontakt përmes nji linje të sigurtë në rrugë satelitore me National Military Command Center (NMCC), qendër ushtarake amerikane që menaxhon krejt armët bërthamore dhe që i lshon ato.

Kodet e sulmit

Nga pikëpamja praktike “kodet e sulmit” janë në nji dokument që Presidenti duhet me mbajtë me vete dhe që quhet Biscuit, biskota.

Bahet fjalë për nji lloj karte krediti, në të cilën mbahen kodet që i duhen Presidentit të Shteteve të Bashkueme për m’u autentifikue dhe për me dhanë nji urdhën specifik sulmi bërthmor simbas protokolleve në valixhe.

ap050504013520

Në rast të nji sulmi, pak momente mbas urdhnit dramatik, 900 mbushje bërthamore janë gati të përdoren në çdo cep të planetit: ato janë të dislokueme në pika të ndryshme të Shteteve të Bashkueme, por edhe në nëndetëse dhe anije në lëvizje nëpër oqeanet e tanë botës.

Presidenti asht i vetmi që mundet me dhanë urdhnin për nji sulm nuklear . Urdhni duhet të konfirmohet edhe nga Sekretari i Mbrojtjes, por që nuk ka asnji fuqi veto: ai limitohet vetëm me faktin për me konfirmue nëse presidenti e ka dhanë vërtet atë urdhën.