Arsyeja pse ka dy kamera iPhone 7 Plus

Iphone 7 Plus gjatë prezentimit kishte veçorinë e kamerës së dyfishtë. Cilat janë të mirat që ofron kjo cilësi e re në telefonin e Apple?

Nji nga kamerat e iPhone 7 Plus punon nën kandin e gjanë standart, me lente 28mm. Ndërsa, kamera tjetër ka nji lente me përmasa 56mm, dyfishin e asaj të parës. Kjo ju mundëson që t’i zmadhoni fotot tueja deri në dy herë ma shumë, pa e humbë aspak kualitetin, tue kalue nga kamera e parë në atë të dytën.

Por, kjo nuk asht e tana! Të dy kamerat punojnë së bashku dhe mund të funksionojnë si nji palë sy të vërtetë, tue marrë të dhanat në kande të ndryshme, për të plotësue nji imazh të vetëm.