Aston Martin paraqet modelin ma të ri

Aston Martin Vanquish Zagato asht ende “koncept”, por mbas prezentimit që iu ba në Como të Italisë, pritet me prodhue shumë shpejt nji numër të kufizuem për blemësit.

Modeli asht realizue në bashkëpunim me kompaninë italiane, “Zagato”. Aston Martin ka punue me dizajnatorët italianë qysh në vitin 1960 dhe kanë sjellë vazhdimisht realizime nga ma të bukrat në histori.

Bashkëpunimi i tyne i fundit ka qenë në vitin 2011, kur sollën “V12 Zagato”, i konsiderueme si kerri ma i bukur i 25 viteve të fundit.

Të dhanat teknike të “Vanquish Zagato” pritet me u dhanë gjatë kësaj fundjave në Como të Italisë, në skenën e Concorso d’Eleganza, Villa d’Este.

aston martini1