Astrofizikantët: Qe kur Dielli ka me shkatërrue Tokën!

Astrofizikantët kanë mujt me llogaritë kohën ku dielli ka me shkatërrue tokën dhe nuk asht nji lajm i mirë.

Edhe pse koha kur kjo pritet me ndodhë asht 3,5 miliard vjet larg nga sot, pa dyshim nji kohë shumë e largët, procesi ka me ndodhë shumë shpejt nga ç’mendohej në fillim.

Jillian Scudder, nga Universiteti i Susessx shprehet se dielli bahet 10 për qind ma i shendritshëm çdo 1 miliard vjet. Kur dielli të jetë 40 për qind ma i ndritshëm, ai ka me i shkri krejt akujt dhe ka me thithë krejt lagështinë nga sipërfaqja e Tokës.

Simbas ‘Business Insider’, dielli mbijeton nga djegia e atomeve të hidrogjenit në atome heliumi në bërthamën e tij.

Ai djeg rreth 600 milionë tonë hidrogjen çdo sekondë, por kur bërthama e Diellit ngopet me këtë helium, ajo zvogëlohet. Kjo shkakton shpërthime të fuqishme, të cilat bajnë që Dielli të çlirojë ma shumë energji.

Me pak fjalë, ai ka me u ba edhe ma i nxehtë.