Asus paralajmëron se ka me i çitë për toke Apple dhe Samsung!

Në kohët kur teknologjia asht ba primare, kompani të mëdha si Apple apo Samsung doket sikur nuk lanë shumë vend për konkurrencë.

Por, edhe pse konkurrenca në tregun e tabletëve po shuhet ngadalë, kompanitë janë ende të interesueme për me dizjanue pajisje të reja.

Kompania Asus paralajmëron tablet të ri premium Android i cili pritet me qenë rival i drejtpërdrejtë i tabletit të Samsungut, Galaxy Tab S2, dhe serisë së tabletëve iPad të Apple’it.

Tableti i ri ZenPad 3S 10 vjen me ekran 9.7-inç me rezolucion prej 2048 x 1536 pikselë, procesor 2.1 GHz 64-bit MediaTek MT8176, 4 gigabajt RAM memorie dhe 32 gigabajt memorie të mbrendshme me mundësi zgjanimi, si dhe me baterinë prej 5.900 mAh.