Asus Zenfone 3 me ekran Full HD

Asus Zenfone 3, asht smartphone ma i ri që pritet me dalë në treg. Pajisja asht shfaqë në standardet Antutu dhe vjen me numrin e modelit ASUS_Z016D.

Asus Zenfone 3 ka me ardhë me nji ekran në Full HD me rezolucion prej 1920 x 1080 pixels dhe procesorin Qualcomm Snapdragon 820 dhe 4GB RAM me GPU Adreno 530.

Karakteristikat tjera të Zenfone 3 kanë me përfshi 32GB memorie të mbrendshme, si dhe portin për kartelën microSD e cila e zgjeron hapësirën e telefonit.