Audi me dy kerre të reja për vitin 2017

Modelet e reja të Audi – A5 dhe S5 Coupe – munden me ju dokë të njohuna si modele, por janë krejtësisht të reja.

Në mënyrë që me i dhurue nji pamje ma ndryshe, Audi i ka pajisë kerret me nji palë drita të reja me nji formë ma të pastër.

Rangu i motorëve konsiston me dy njësi me benzinë dhe tri me naftë. Fuqia vjen nga motori bazë 2.0 me benzinë, që prodhon 187 kuaj-fuqi, ndjekun nga versioni me 240 kuaj-fuqi me naftë.

Audi ofron gjithashtu, edhe nji motor 3.0 V6 TDI, që prodhon 268 kuaj-fuqi. Modeli i ri S5 Coupe asht i pajisun me nji motor 3.0 V6, që dërgon 350 kuaj-fuqi në katër rrotat.

audi2-560x347