Audi S8 Plus asht modeli S ma i shpejtë ndonjiherë

Janë publikue detajet teknike të S8 Plus që lansohet këtë vit, të cilat flasin se ky model asht ma i shpejti në segmentin e këtij lloji të super-kerreve.

Meqenëse nën kapak ka motorin 4.0-litra V8, ky Audi arrin shpejtësinë 302 kilometra në orë, për dallim nga kerret tjera që e kanë të limitueme në 249 km/h.

Për me ble këttë kerr, duhet të paguhen 112 mijë euro, ndërsa porositë fillojnë që nga mueji Tetor.