Autobusa pa shoferë në Singapor!

Singapori asht në kërkim të sistemeve të reja të transportit publik siç janë autobusat pa shofera. Dy nga këta autobusa autonomë kanë me u testue jashtë dhe kanë me transportue deri në 80 pasagjerë dhe kanë nji gjatësi prej 12 metrash.

Këto automjete kanë me u testue në rajonin Jurong West të Singaporit ku asht vendosë Universiteti teknologjik “Nanyang”. Tue folë për “Channel News Asia”, nënkryetari i hulumtimit tha: “Përpjekjet aktuale në tanë botën kanë qenë të përqendrueme vetëm në autokerre”.

Pra, ky gjykim autonom i autobusave asht i pari i këtij lloj në Singapor, i cili  ka me synue në përmirësimin e sigurisë rrugore, uljen e trafikut dhe pakësimin e ndotjes.