Avioni diellor mbërrin në Cairo!

Avioni ”Solar Impulse 2”, që punon me energji diellore, plotësoi me sukses etapën e tij të 16’të tue krye udhëtimin Sevilla-Cairo.

Tue kalue përmes Sfinksit të madh të Gizës dhe Piramidave të Egjiptit, piloti zvicran Andre Borschberg ka mbërri në aeroportin e Cairo’s.

Simbas informacioneve të publikueme në faqen e projektit ”Solar Impulse”, mësohet se avioni, i cili u nis nga Sevilla, mbas nji fluturimi 48-orësh ka arritë me përfundue me sukses rrugëtimin e tij.