Avioni “Impulsi diellor” përfundoi udhëtimin e botës, e para në histori e kryeme veç me energji diellore

Avioni zbriti në Abu Dhabi nga ku nisi udhëtimi epik rreth botës Marsin e vitit të kaluem. Piloti Betrand Pikard drejtoi mjetin fluturues në etapën e fundit të udhëtimit nga Cairo drejt Abu Dhabit. Ai ndërronte vendin e kapitenit të avionit me kolegun dhe bashkëkombësin e tij zvicran Andre Borschberg, në misionin për me promovue përdorimin e energjive të rinovueshme.

“E ardhmja ashte pastër. E ardhmja je ti. E ardhmja asht tani. Le ta çojmë ma tej”, deklaroi Pikard kur mbërriti në Abu Dhabi.

Udhëtimi epik që ai dhe kolegu i tij kryen mbuloi 42 000 km dhe u shtri mbi katër kontinente, tre dete dhe dy oqeane.

Etapa ma e gjatë e këtij udhëtimi, 8924 km, ishte ajo nga Nago në Japoni deri në Hawaii. Mbas kësaj etape që zgjati 118 orë, Pikard theu rekordin botnor për udhëtimin ma të gjatë vetëm.

Avioni “Impulsi diellor” udhëton me veç 70km/h, prandaj xhiro rreth botës zgjati kaq shumë.