Avioni ma i madh në botë, perseri në fluturim!

avioni

Aeroplani ma i madh në botë që mund të mbajë 10 tanke dhe që ka dy herë hapësinë ma shumë se nji “Boeing 747”, ka me krye nji tjetër udhëtim të gjatë nga Europa Qendrore në Australi.

Aeroplani 600 tonë me 6 motorë, u ngrit të Martën nga aeroporti i Ukrainës, për të transportue gjeneratorë të energjisë elektrike me peshë 117 tonë, për nji kompani minerare australiane.