Avioni solar rifillon udhëtimin rreth botës. Qe sa kilometra fluturon!

avionisolar

Avioni ekologjik zviceran, “Solar Impulse2”, rifilloi dje udhëtimin rreth botës pa perdorimin e landëve djegëse, tue u nis nga arkipelagu amerikan i Havait në Paqësor.

Avioni, i pilotuem nga Bertrand Piccard, i cili do të ndrrohet mbas nji kohe nga bashkëvendësi i tij, Andre Borschberg, mendon të aterojë të Shtunën në qytetin e Californisë të Mountain View, afër San Franciscos, mbas 59 orësh fluturimi.

Borschberg deklaroi se asht shumë i lumtun që avioni rifilloi udhëtimin mbas pengesave me erna që vonuen operacionin.

“Jemi shumë të qetë dhe të lumtun. Çdo mëngjes pyesim se edhe sa energji diellore kemi në bateri. Më pas, kur të del dielli, vjen edhe cikli virtuoz i fluturimit pa fund”, thotë ai.

Solar Impulse2, i cili asht i gjatë 72 metra, me nji peshë prej 2,3 tonelatash, ka për objektiv fluturimin rreth botës pa konsumu asnji pikë landë djegëse.

Sfida ka fillue më 9 Mars 2015 në Abu Dabi, ku edhe parashihet të përfundojë udhëtimi i gjatë 35 mijë kilometra.