Bank of America: Këto janë arsyet që shtyejnë njerëzit me ble iPhone 7

Bank of America, nëpërmjet nji sondazhi i ka kërkue konsumatorëve se cilët janë motivet kryesore që i shtyejnë ata të blejnë modelin e ri iPhone 7. Rezistenca nga uji asht nji nga përgjigjet kryesore, që me sa doket përdoruesit Apple e ndjenin mungesën e kësaj karakteristike.

Qe përgjigjet:

Nji kohëzgjatje ma e madhe e baterisë (65%)
Papërshkueshmënia nga uji (59%)
Cilësia e fotokamerës (54%)
Procesor ma i shpejtë (52%)
Ma shumë hapsinë (49%)
Përdoruesi ka nënshkrue nji abonim që e lejon të ndryshojë smartphone çdo vit (47%)
Dopio fotokamera (37%)
Për dizajnin e telefonit (23%)
Për menaxhimin ma të mirë të ngjyrave (15%)