Banka e Amerikës: Jeta jonë mundet me qenë nji simulim si Matrix

A asht e mundun se po jetojme nji realitet të simuluem?

Kjo asht nji pyetje që e kanë ba vazhdimisht shkencëtarët ma të zgjuet në planet.

Para pak javësh, BBC i kushtonte nji shkrim të gjatë mundësisë që na të jemi tue jetue në nji simulim të madh.

Simbas tyne, na mund të jemi tue jetue në nji realitet kompjuterik, pa e ditë.

Filmi ‘Matrix’ e përshkruen ma mirë se gjithçka se qysh asht nji realitet i simuluem.

matrix4

Por, edhe analistët e Bankës së Amerikës thonë se egziston mundësia që bota jonë me qenë nji simulim kompjuterik, ndërsa të gjithë na jemi të kyçun në nji realitet virtual alla-Matrix.

Simbas tyne, mundësitë që kjo me qenë e vërtetë janë 50 përqind.

Banka e Amerikës, Merrill Lynch, thotë se ka ba nji studim për këtë çashtje, tue citue shkencëtarë të mëdhaj, astrofizikantë dhe filozofë.

Themeluesi i SpaceX, miliarderi Elon Musk, asht nji prej atyne që asht thuejse i bindun se bota jonë drejtohet nga nji inteligjencë artificiale e zhvillueme nga nji civilizim i t’ardhmes.

Në Prill të këtij viti, shkencëtarët ma të njohun u mblodhën në Muzeun Amerikan të Historisë Natyrore për të debatue këtë nocion.

matrix3

Disa prej tyne thonë se edhe nëse kjo asht e vërtetë, na nuk kemi me marrë vesh kurrë.

Shkencëtari Ray Kurzweil i Google thotë: “Ndoshta i tanë universi ynë mundet me qenë nji eksperiment shkencor nga disa studentë të shkollës së naltë nga nji univers tjetër”.

Shkencëtarët thonë se ata gjithmonë bajnë simulime në punën e tyne, edhe pse në përmasa shumë ma të vogla.

Disa shkencëtarë thonë se tashma ka arsye të mira për të besue se na jemi mbrenda nji simulimi.

Nji prej tyne asht fakti se universi asht kaq i mirëprojektuem.

Merrni konstantet e natyrës, forcat themelore, që bajnë të mundun jetën.

Edhe nji ndryshim i vogël atomik e ban jetën të pamundun.

Koncepti i botës si nji simulim asht shumë i vjetër.

Krejt e kujtojnë shprehjen e Dekartit: “Mendoj, pra egzistoj”.

Në vitin 1700, filzofi George Berkeley po argumentonte se bota asht nji iluzion.

I zemëruem nga kjo, shkrimtari anglez, Samuel Johnson tha: “Unë e refuzoj këtë” dhe goditi me shkelm nji gur për të provue të kundërtën.

matrix2