BE jep nji premtim të madh për WiFi

Jean-Claude Juncker, presidenti i Komisionit Europian, ka prezentue planet e tij për të instalue WiFi falas në hapsinat publike në të gjithë Unionin, si dhe për të ofrue lidhjen 5G për të gjithë.

“Na kemi propozue sot që të pajisim çdo katund e qytet europian me lidhje të internetit Wireless falas deri në vitin 2020”, tha Juncker në Strasbourg.

“Teknologjia dixhitale dhe komunikimi dixhital tash përshkon çdo aspekt të jetës. E tana që nevojitet asht lidhja me internet të shpejtë. Na duhet të jemi të lidhun. Ekonomisë sonë i nevojitet. Njerëzve ju duhet”, citohet Juncker nga “Wired“.