BE’ja synon teknologjinë 5G deri në këtë vit!

Bashkimi Europian kërkon ta bajë teknologjinë e gjeneratës së pestë të telekomunikacionit të disponueshme anembanë bllokut, tue pasë lidhje “wireless” falas në çdo qytet dhe vend publik, mbrenda dekadës së ardhshme.

Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker tha të Mërkurën se egzekutivi i BE’s synon të përhapë teknologjinë 5G mbrenda vitit 2025, tuke thanë se ky zhvillim ka me krijue rreth dy milionë vende pune në mbarë Europën.

Ai iu drejtue ligjvanësve, tue thanë se çdo qytet europian dhe çdo shesh i randësishëm apo vend publik duhet të ketë qasje falas në internetin pa kabëll, të paktën deri në vitin 2020.