Bentley zbulon GT 2017 super të shpejtë me 633 kuaj fuqi

Bentley ka tërheqë gjithë vëmendjen në panairin e kerreve në New York, me GT 2017 Continental.

Ky kerr pritet me dalë në shitje gjatë kësaj vere, ndërsa çmimi i 2017 Continental GT Speed ka me nisë nga 215 mijë euro, me nji motor të përditësuem biturbo 6.0 litërsh W12, i cili prodhon 633 kuaj fuqi.

Ndërruesin e shpejtësive GT e ka automatik me 8 shpejtësi, ndërsa gjitha rrotat i ka aktive. Shpejtësinë nga 0 në 100 kilometra në orë e arrin për 3.9 sekonda, para se me mbërri shpejtësinë maksimale prej 332 kilometra në orë.

Varianti pa tavan asht identik me këtë kupe, por çmimi i tij fillon nga 236 mijë euro, ndërsa shpejtësinë nga 0 në 100 e arrin për 4 sekonda, e shpejtësinë maksimale e ka 328 kilometra në orë.

0c-22