Bie popullariteti i Twitter, qe sa humbi në nji orë, pronari i rrjetit social

Pasunia e Jack Dorsey, themeluesit të Twitter dhe Square ka ra.

Në vetëm dy javë, ai ka pa pasuninë e tij të avullojë me 355 milionë dollarë, ose me 1 milionë dollarë në orë.

Shuplaka ma e madhe vjen pikërisht nga Twitter, mbasi tani rrjeti social asht në krizë.

Pamvarësisht se përdoret nga qindra mijra personazhe publikë, si artistë, politikanë apo biznismenë në mbarë botën, rrjeti social e ka të pamundun me u ngritë.