Bill Gates me këtë deklaratë tremb njerëzimin!

bill gates

Pamvarësisht se pranon se nji lajm i tillë shqetëson të ardhmen e njerëzimit, Bill Gates, nuk e mshef aspak kënaqësinë për me thanë.

“Ma në fund andrra po realizohet. Mbrenda nji dekade robotët kanë me na lënë mbas në shumë drejtime, tue u nisë nga drejtimi i kerreve, deri te punët e shpisë. Por, ata kanë me na parakalue edhe në fusha të caktueme të inteligjencës”, tha baba i Microsoft’it dhe njani prej njerëzve ma të pasun të botës, gjatë nji konference në California.