Bjen nga froni, Bill Gates nuk asht ma njeriu ma i pasun në botë, qe kush asht!

bill gates

Spanjolli Amancio Ortega asht ngritë në vendin e parë, tue tejkalue bashkëthemeluesin e “Microsoft”, Bill Gates, në renditjen e njerëzve ma të pasun në botë.

Akcionet e kompanisë drejtue nga Ortega, “Inditex”, e cila zotnon “Zara”, “Bershka”, “Massimo Dutti” dhe “Pull & Bear”, janë rritë për 2.5%, tue shtue pasuninë për 1.7 miliardë. Kështu, pasunia e 80-vjeçarit asht rritë nga 77.8 miliardë në 79.5 miliardë, simbas llogaritjeve të “Forbes”.

Simbas revistës, Gates ka 78.5 miliardë.

amancio-ortega-700x255