BMW X6M, kerri ma i shëndritshëm që keni pa najherë

Ky asht kerri që bjen ma së shumti në sy.

Lumma Design asht e njohun për krijimin e kerreve të jashtëzakonshme, përjashtim nuk ban as ky BMW X6M, e cila asht modifikue me pakon Lumma X6 R.

Ky X6 ka nji pamje ma agresive, e cila kompletohet me rrotat Lumma 22 inç dhe kapakun e motorit me fibra karboni.

Spojlerët vijnë të ulët, dritat e mjegullës LED si dhe katër tubat e shkarkimit të vendosuna ngjitun ne njana-tjetrën në mes.