Bonevet dhe IPKO krijojnë kerrin e parë elektrik në Kosovë

bonevet-ipko

Të rijtë e qendrës krijuese BONEVET e kanë nisë nji projekt shumë inovativ dhe ambicioz, pikërisht në kohën kur e tanë vëmendja e industrisë asht te kerret elektrike.

Marrëveshja mes IPKO dhe BONEVET parasheh fillimin e mega-projektit pesë-vejçar të quejtun EVIB për konvertimin e kerrit Renault Twingo, i cila tash përdor derivate të naftës, dhe mbas përfundimit ka me funksionue përmes rrymës, në mënyrë elektrike.

Prototipi i kerrit elektrik, të cilin kanë me ba ekipi prej 6 anëtarëve në BONEVET ka përfundue dhe pjesët përbamëse të këtij kerri janë shtypë përmes printerit në 3D. Realizimi i projektit ka me u ba në mes të vitit të ardhshëm në kerrin egzistues Renault Twingo.