Britani, në këtë lokal s’ka telefona, bllokohet sinjali… bani muhabet

Nji lokal nate anglez në qytetin e Brighton ju ofron klientëve nji përvojë, që në ditët e sotme mund të konsiderohet unike; të shijosh pijet pa pasë mundësi të kontrollosh telefonin.

“The Gin Tub” ka marrë vlerësime shumë pozitive që në javën e parë të funksionimit, raporton Associated Press, mbasi ka instalue nji bllokues të sinjalit të telefonave.

Ky raportohet me qenë rasti i parë që nji bar britanik përdor teknologjinë për me ndalue sinjalin e telefonave.

Bllokuesi i vendosun në tavanin e lokalit nuk e shkel ligjin e veçantë të miratuem në Britani në vitin 2006, që ndalon bllokimin e sinjalit të telefonave pa kabllo.

Pronari i lokalit, Steve Tyler thotë se telefonat po shkatërrojnë lokalet. “Kur del natën me shoqni nuk të duhen rrjetet sociale”