Bugatti Chiron – kerri qe kushton me miliona

Bugatti Chiron u prezentue me krenari në Panairin e Gjenevës si kerri ma i shtrejte dhe ma i shpejtë në botë. Modeli i ri i kompanisë franceze arrin shpejtësinë 420 km në orë dhe ka nji çmim fillestar 2.4 milionë euro.
“Asht padyshim nji simbol, sepse sapo ndigjon që në treg ka dal nji kerr  Bugatti, mendja të shkon te ekstremja, te super-kerri, te tregu super luksoz, sepse këto kerre  shiten mbi 1 milion euro.

Këto kerre kanë ba histori, sepse kur kujton kerret e shpejta dhe luksoze, Bugatti asht e para që të vjen ndër mend”, thotë François Roudier, zadhanës i Komitetit Francez të Konstruktorëve të Kerreve.
Nji tjetër kerr qe ka tërheq vemendjen në Gjenevë asht Lamborghini Centenario, i cili përkujton 100-vjetorin e themeluesit, Ferrucio Lamborghini.
Edhe kerri italian e ka nji çmim marramendës, edhe pse ma e lirë se Bugatti, tue nis prej dy milionë euro.