Burg prindve që postojnë foto të fëmive n’Facebook

Ligje të reja mbi privatësinë e fëmive kanë me vnue n’zbatim dhe prindët që kanë postue foto të fëmive të tyne, pa lejen e këtyne të fundit, ku të vegjlit munden me u “turpnue” apo cenue, munden me denue më mijra sterlina, por edhe me përfundue n’burg.

Ky asht vendimi i ri i qeverisë franceze, simbas të cilit, prindët munden me u përballë me nji gjobë deri në 35,000 sterlina, nëse kanë me u shpallë fajtorë për thymje të të drejtave të fëmive të tyne.

Në këtë epokë të teknologjisë, nanat munden me postue ma shumë se 10 foto të bebeve të tyne në nji ditë dhe se baballarët e kanë pasion me i nda në rrjetet sociale, eksperiencat personale të fëmive të tyne. Por, tashma këta prindë duhet me mendue seriozisht këtë gja.

“Mendoj se në t’ardhmen keni me pas nji reagim shumë t’ashpën nga ana e brezit të ri, të cilët kanë me kuptue që çdo element i jetës së tyne, që nga dita kur kanë lindun asht tashma pjesë e mediave sociale”, asht shpreh nji profesor i Manchester Metropolitan University për “The Guardian”.