Çdo postim në Instagram paguhet, qe sa fitojnë disa nga përdoruesit e tij

Për pjesën ma të madhe të njerëzve Instagrami asht thjesht nji aplikacion ku mund të ndash fotot e pushimeve egzotike, të nji darke romantike apo tue u argëtue me miqtë. Postojmë foton, marrim disa pëlqime dhe mandej harrohen.

Por, tash Instagram asht ba diçka ma shumë se thjesht nji aplikacion për me i nda fotot. Asht nji treg ku markat lulëzojnë për të ndikue në nji audiencë të re që shpenzon shumë. Prandaj, besoni apo jo, çdo foto në këtë aplikacion vlen nji dreq me pare.

Që nga trajnerët e fitnesit, të famshmet dhe blogeret e modës, çdo kush fiton para nga postimet e markave, ndonjiherë përmes hedhjes së nji produkti, ndonjiherë tue dokumentue nji eksperiencë dhe ndonjiherë tue ba sikur poston diçka krejt rastësisht.

Por, sa fitojnë këta njerëz?

Epo, ma shumë pare se ç’mendoni. Sasia e pareve që nji përdorues i Instagramit fiton mvaret nga kosto për të shkue tek 1000 njerëz që njihen edhe si CPM. Nëse mesatarja e CPM asht diku mes 5-10$, atëherë nji përdorues Instagrami që ka 10 mijë ndjekës mund të kërkojë mbi 100$ për çdo postim.

Kështu që profilet me 17 mijë ndjekës mund të fitojnë rreth 30 mijë dollarë në vit, ndërsa llogaritë me mbi 100 mijë ndjekës mund të arrijnë deri në 200 mijë dollarë në vit. Por, kur vjen fjala te të famshmit, shuma e fitueme mund të trefishohet.