Cigaret elektronike ma të damshme se cigaret normale!

Nji studim i ri ka paralajmërue se përdorimi i cigares elektronike rrit rrezikun e infeksionit, tuee damtue qindra gjene të sistemit imunitar.

Studiuesit kanë theksue se pajisja e cigareve elektronike damton gjenet, të cilat kontrrollojnë qelizat imune të traktit respirator, fytit, gojës, hundës, mushknive dhe sinuseve. Studimi ka gjetë gjithashtu se, konsumimi i duhanit ul funksionin e 53 gjeneve ma të randësishme të nevojshme për reagimin nga sulmet infektive.

Tue krahasue, përdorimi i cigares elektronike ul funksionin e 385 gjeneve që kanë rol imun në traktet respiratore. Profesoresha, Ilona Jaspers, nga Universiteti i Carolina thotë: “Na sinqerisht ende nuk e dimë se çfarë efekti afatgjatë ka cigarja elektronike në shneten tonë, por simbas studimit na dyshojmë se efektet janë shumë herë ma të randa se konsumimi i cigareve normale”.

Për me hetue se çfarë efekti kanë cigaret elektronike në gjenet që ndihmojnë rrugët e frymëmarrjes, studiuesit rekrutuen 13 persona që nuk konsumojnë duhan, 14 duhanpimës dhe 12 përdorues të cigareve elektronike. Studiuesit morën nga personat e përzgjedhun sasi gjaku dhe urine për me studiue nivelin dhe përbamjen e nikotinës tek duhanpimësit.

Profesoreshë Ilona Jaspers ka thanë: “Unë kam qenë e befasueme me të vërtetë nga këto rezultate. Kjo asht arsyeja pse na kemi shpenzue ma shumë kohë për me u sigurue që hipoteza jonë me qenë e saktë”.

Nga analizat e bame rezultoi se sasia e nikotinës tek përdoruesit e cigares elektronike ishte shumë herë ma e naltë dhe ma e papastër se te konsumuesit e cigareve normale. Gjithashtu, u zbuluen damtime të qelizave epiteliale përgjatë rrugëve së frymëmarrjes, tue dërgue grimca mikrobesh në hundë dhe mushkni”.