Cila asht zgjedhja e Pentagonit: Apple apo Android?

Apple ka fitue betejën e radhës me Samsung. Produktet dhe sistemi operativ i Apple janë përzgjedhë nga Komanda e Operacioneve Speciale të Ushtrisë Amerikane, që mbas disa vitesh heq dorë nga Android.

Simbas asaj që shkruen forumi teknologjik DoD Buzz, vendimi asht marrë mbas disa testimeve që kanë kallxue nji performancë ma të mirë të telefonave iPhone 6s në hapjen dhe përdorimin e aplikacioneve të posaçme që përdor kjo njësi.

I njajti burim thotë se në testimet Android, pajisjet Samsung shpesh bllokoheshin, nxeheshin tej mase, nuk hapnin aplikacionet e posaçme dhe kishin nevojë për me u shkymë e dhezë sërish dhe kjo nuk asht ajo që i duhet nji ushtari në momentin që ndodhen në terren.