Çka ka shtue Google Chrome?

Google e ka krijue nji alternativë të re për të gjithë ata që duen me ruejte përmbajtjen për lexim të mavonshëm.

Tipari i ri asht nji shtesë në Google Chrome, e cila asht e ngjashme me aplikacionet sikur Pocket.

Simbas OMG! Chrome, thuhet se Google e ka lëshue këtë tipar pa ba shumë bujë, por funksioni i ri thuhet se asht shume dobishëm për gjetjen dhe ruejtjen e përmbajtjes së preferueme online. Madje, webfaqet e preferueme mundem me u rujte në nji vend qendror.

Për me ruejt përmbajtjen e preferueme, ju duhet me klikue mbi ikonën me yll, dhe ma mbas ju mundeni me iu kthye kësaj përmbajtje për shfletim përmes klikimit në google.com/save.