Çka po ndodh me Pokemon Go, e pabesueshme!

Pokemon Go pamvarësisht suksesit të madh, po regjistron nji ranie të ndjeshme gjatë këtij mueji. Nji studim i kryem nga Axiom Capital Management dhe i publikuem në Bloomberg, ka kallxue se rania asht konstante dhe shumë e shpejtë.

Simbas kësaj kompanie, loja e famshme e monstrave virtuale të krijueme nga kompania Pokemon dhe Niantic Labs, ka humbë 15 milionë përdorues muejin e fundit.

Ky fakt alarmues duhet të lidhet po ashtu dhe me dy studime të tjera të kryeme nga Apptopia dhe Google që kallxojnë humbjen e vazhdueshme të interesit në Pokemon Go.