Çmimi i nji iPhone 6S në vende të ndryshme të botës

A e dini se iPhone kushton ma lirë se askund në SHBA? Kjo mvaret ma së shumti simbas taksave në shtete. Në Indi përshembull simbas raportit të Deutsche Bank, nji iPhone 6S kushton 835 dollarë, 200 dollarë ma shumë se sa në SHBA.

Historia bahet edhe ma e çuditshme nëse mësoni se GDP për person asht 1,617 dollarë në Indi dhe 55,805 në SHBA. Kjo na ban me mendue se telefoni i Apple në këtë vend asht nji lluks që nuk munden me pasë tanë.

Edhe pse Apple historikisht ka qenë nji prodhues i paisjeve të rangut të naltë, nuk duhet me i harrue qindra alternativat që ofron Android’i, bile me çmim të ulët.