Çudia e radhës, nji hotel “xhungël” në Dubain e ndërtesave të nalta

Imazhi që kemi krijue për Dubain e ndërtesave të nalta dhe moderne apo ishujve artificialë nuk ka asnji lidhje me xhungllën, por shumë shpejt ky vend ka me befasue me nji ndërtim spektakolar.

Hoteli i parë në botë që në mbrendësi ka me pasë pyllin e saj asht planifikue me qenë gati në vitin 2018.

Në ambientet e xhungllës mbrenda hotelit ka me pasë pllazh artificial, bazena, pemë dhe mjegull.

Mendohet që kosto e ndërtimit të këtij hoteli me shkue deri në vlerën 230 milionë paund. Hoteli ka me i pasë 450 dhoma dhe suita e gjithashtu edhe nji kullë, e cila ka me qenë nji sallon në katin e 26.

243452 243453 243455 243456

243454