Dallimi në çmim mes iPhone dhe telefonave Android

Në momentin që shitjet e iPhone filluen me shënue ranie, nji nga arsyet kryesore thuhet me qenë çmimi i naltë krahasue me konkurrentët. Ndërsa, nji çmim ma i ulët i telefonit kishte me i rritë shitjet e tij, pyetja asht: Pse papritmas çmimi i iPhone u ba problemi kryesor, kur nuk ka qenë kështu në të kaluemen?

Telefoni i Apple gjithnji ka qenë ma i shtrejtë se pothuejse çdo telefon Android, megjithatë kjo nuk e pengoi kompaninë me korrë sukses në shumë tregje vitet e fundit. Ma s’pari tregu i telefonave inteligjentë ka ndryshue. Në vendet e zhvillueme si Amerika e Veriut dhe Europa, tregu asht ngopë dhe shumica e përdoruesve që duen me ble nji telefon tashma e kanë nji.

Rritja e shitjeve të telefonëve buron kryesisht nga vendet në zhvillim dhe diferenca në çmim mes iPhone dhe telefonëve Android asht rritë shumë vitet e fundit. Nga 218 dollar që ishte në 2008, sot asht 443 dollar. Edhe pse telefonat ma të mirë të Samsung kushtojnë po aq sa edhe iPhone, egzistojnë disa prodhues, të cilët prodhojnë telefona po aq cilësorë dhe kushtojnë vetëm 1/4 e iPhone.