Del në shitje Audi i princeshës Diana, qe sa asht çmimi!

Cabrio, të cilin e ka vozitë Lady Diana ka dalë për shitje në ankand, me nji çmim fillestar rreth 60 deri 70 mijë euro.

Simbas shumë adhuruesëve të automobilave, versioni Audi 80 (B4) cabrio asht bukuria e fundit me karizmin e saj para ardhjes së serisë A4.

Nji kerr i tillë ka qenë pronë e princeshës së Britanisë, Lady Diana, e cila ka dalë për shitje në shtëpinë e ankandit, Silverstone Auctions.

a7-1476217106-31297281476367202

Çmimi fillestar i këtij kerri, i cila asht në gjendje shumë të mirë, prej rreth 60 deri 70 mijë euro nuk asht edhe aq i madh tue pasë parasysh se pronari i saj i parë ishte Princesha e Wellsit, nji nga femnat ma me ndikim në shekullin XX.

Këtë Audi 80 cabrio Lady Di e ka ble në vitin 1994 dhe atë e ka vozitë vetëm 6.430 kilometra, ndërsa mbas dy pronarëve të tjerë ky kerr sot ka të kalueme 43.460 kilometra.