Kqyreni iPhone’in e ri te Apple

Apple lansoi iPhone ma të vogël, ma të lirë, me të cilin kompania synon tregjet në zhvillim dhe tregun kinez.

Apple duket se po synon me kthye ritmin e rritjes në tregun në të cilin ka pasë ramje në shitje në tanë botën me produktin e saj ma të randësishëm.

Lansimi i nji telefoni të tillë – që u quejt iPhone SE – paraqet tentimin e dytë të Apple për depërtim në tregun e mbushun me modele mesatare, mbas përpjekjes së pasuksesshme tre vjet ma heret me iPhone 5C.

“iPhone SE ofron nji nxitje të re për me përmirësu raportin me perdoruesit që duen nji iPhone, por jo nji model me ekran të madh”, tha analisti Bob O’Donnell nga TECHnalysis Research.

Apple e ofron kete telefon me çmimin – 399 dollare.