Dështon Google, vetura vetë-drejtuese përplaset me autobus

Nji nga veturat vetë-drejtuese të Google u përplas me nji autobus në Kaliforni, por nuk kishte të lënduem.
Këtë e pranoi Google kur tha se nji nga veturate tij me vetë-drejtim ishe pjesërisht shkaktare e nji aksidenti me nji autobus urban.
Google tha se kane qenë 17 aksidente të vogla ku asht përfshi veturae tij vjet-drejtuese, por asnji nga ato nuk ishte për fajin e saj.
Por nji Lexus 450 hibrid SUV me teknologji vetëdrejtuese të Google pati problem me nji autobus në Mountain Vew, Kaliforni, qyteti shtëpi i kompanisë.
Autobusi që vinte nga mbrapa e goditi pjesën e majtë të makinës.
“Këto keqkuptime ndodhin midis shoferëve çdo ditë. Ky asht nji shembull tipik i negociatave që asht nji pjesë normale gjatë drejtimit të veturës, na të gjithë përpiqemi me i parashikue lëvizjet e njani-tjetrit,” tha Google në një deklaratë.
Google tha se vetura ka ba ma shumë se 1 milionë milje në drejtim autonom, dhe tha se kanë ba ndryshime të programit për me i shmang aksidentet e ardhshme si ky.